Shkruan Qenan Aliu

…Sipas Ligjit për Vetëqeverisje lokale dhe Kodit zgjedhorë dhe kuptohet krejt e bazuar në Kushtetutë, mandati i Këshillave të komunave dhe kryetarëve të komunave zgjatë 4 vite nga dita e verifikmit të mandateve të tyre. Zgjedhjet lokale shpallen më së shumti 90 ditë dhe JO MË PAK se 70 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve.

Sipas Kodit zgjedhorë aktual, zgjedhjet lokale duhet të mbahen në gjysmën e parë të muajt maj, që do të thotë se zgjedhjet lokale duhet të shpallen më 7 mars.

Shpalljen e zgjedhjeve lokale sipas kodit e bënë kryetari i parlamentit, tani për tani akoma nuk është i zgjedhur ai. Poqëse arihet të zgjidhet në javën e parë të muajt mars pritet të shihet se si do të meren vesht partenerët e koalicionit të ri lidhur me këtë çështje.

Pra nga 7 Mars ligjërisht duhet të fillojnë veprimet juridike për zgjedhjet lokale, nga kjo datë pushtet lokale janë të obliguar që të ushtrojnë detyrën konform dispozitave pozitive ligjore me autorizime të kufizuara menaxhuese, pavarësisht se a do të shpallen zgejdhjet lokale apo jo më 7 mars. Sipas një analogjie kushtetuese, zgjedhjet mund të anulohen vetëm vendi kur gjendet në gjendje lufte apo në gjendje të thellë të jashtëzakonshme.

Në Maqedoni disa herë zgjedhjet lokale janë shtyrë për disa muaj, fakt që tregon se vendi nuk ka institucione me kapacitete të plota. Zatën në të shumtën e rasteve edhe kapacitetet eventuale i deformojnë politikat e konstruara nga protagonistët në skenën politike.

Poqëse nuk arihet të shpallen zgjedhjet dhe të formohet qeveria e re , vendi totalisht do të mbetet juridikisht i kollabuar, pa kryetarë parlamenti , pa qeveri kredibile legale , pa pushtete lokale legalisht të konfirmuara dhe me president shteti që akoma më shumë paraqitet si komplikues i proceseve sesa figurë uniteti.

Në Maqedoni inkompatibiliteti funksioneve të larta publike është bërë problem praktik i madhë që shum pak i viher re. Deputetët e ushtrojnë detrynë akoma të ministrit bile edhe të premierit, madje duke marë edhe obligime maramendëse me nënshkrim të marëveshjeve në digasteret përkatëse, kjo është skandaloze. Kjo dhe zgjatja e mandatit të pushteteve lokale në kundërshtim e aktet juridike të vendit duhet të jetë çështje debati !