Nga Medai SHAHOLLI

Tashmë klani i Zajazit ka prekur majat e korrupsioni, ata janë bërë kolonizatorët e burimeve energjetike në trojet shqiptare, ku ky klan mafioz në krye Musa Xhaferin e Ali Ahmetin, kanë ”marrë” nga kryeministri Zajko tenderin e hidrocentraleve të vogla.

Burimet e mirë informuara bëjnë të ditur se, matrapazi Musa merr pjesë me 30 përqind të fitimit nga shitja e rrymës EVN, kurse Aliu është në bordin e EVN dhe ndanë dividendë nga 500 mijë euro në vit, ku pronari i Alsat është aksionar me 22 përqind në EVN, e cila tani parasheh ta ngrej çmimin në vend për 11%, monopol ky që kryeminisri Zajko i ka ”dhënë” klanit të Zajazit, si mbyllje goje për aferat korruptive të kryeministrit në pjesën e tij sllave.

Këto grabitje dhe përvetsime të pronës publike burimeve energjetike të Iliridës për llogari të kusarët të klanit të qelbësirave të Zajazit, nuk duhet t’i lë indiferent shqiptarët e thjeshtë, rininë studentore dhe armatën e të papunëve, e cila çdo ditë e më shumë sheh ardhmërinë e vet në emigrim, por të kërkojë llogaridhënie dhe transprencë.

Nëse këto kolonizime dhe përvetsime të zhvatje së pronës publike nga ana e klanit të qelbësirave mbeten pa u ndëshkuar nga drejtësia, e cila është e njëanëshme e shtetit që nuk kap hajdutët por konfiskon duhanin e fshatarëve shqiptarë për gjoja kontrabandë, shqiptarët nuk kanë më arsye pse të votojnë më këta qelbësira si përfaqsues të popullit por përkundrzi, të përgatis ”revolcionin kuq e zi” për të rrëzuar nga pushteti klanin e qelbësirave.

Prandaj, në vijim të këtij konkluzioni shqiptarët e Iliridës do të lënë të qetë në gjumin e sajë opozitën shqiptare ku vetë duhet të vetëdijësohen dhe të vetorganizohen për një revolucion të kauzës sonë, ku këta matrapazë dhe klanin e tyre do t’i dërgojmë si mbeturina të së kaluarës në koshin plehrave të historisë sonë më të re.