Ish-ushtari i UCK-së, Xhem Llamallari- Baruti nga Shkupi kërkon që partitë shqiptare gjatë bisedave për qeverinë, të flasin edhe për miratimin e Ligjit të UÇK-së, njofton agjencia e lajmeve INA.

Komandant Baruti madje ka paralajmëruar edhe protesta, nëse vazhdon anashkalimi i ushatërëve të lirisë.

“Nëse parlamenti SMK, nuk e sjellë ligjin për UÇK-në, dhe pjestarëve të saj, dota keni të pamundur funksionimin e Qeverisë. Pregadituni për Demonstrata të fuçishme, greva dhe bllokim të rrugëve kryesore, nga ata djemë që e m’poshtën me luftë SMK dhe që e paralizuan politikishtë 2006-2008… Për çdo pasojë, ju dotë mbani përgjegjësi…” është shprehur ai. (INA)