Një ndër komandantët më të guximshëm të UÇK-së Avdil Jakupi i njohur si Komandant Çakalla i cili ka operuar në zonën e Kumanovës, Likovës, dhe Haraqinës, nëpërmjet rrjetit social facebook ka dhënë një prononcim për preferencat e tij politike të liderëve politik shqiptar në Maqedoni.

Ai ka publikuar edhe nje foto me njërin nga liderët e Aleancës për Shqiptarët z.Ziadin Sela duke shkruar: ” I pastër si loti,kurrë ska manipulua as me gjak e as me fe. Kjo është arsyea që i jap votën Ziadin Selës.

Përndryshe Komandant Çakalla me shumë se 13 vite ndodhet në burgjet e Maqedonisë, i dënuar si shume ushtar tjerë të UÇK nga qeverisja e BDI me procese të montuara politike të ngarkuar për “Terrorizëm” . Komandant Çakalla gjithmonë ka kritikuar pushtetin dhe Ali Ahmetin nga qelia e burgut për padrejtësitë që ju bëhen shqiptarëve në vazhdimsi. Shprehja e tij e njohur për situatën politike të shqiptarëve në Maqedoni :” unë jam i burgosur ndërsa Ju të robëruar” në të shumtën e rasteve është argumentuar nga pushteti qe ka inskenuar raste te montuara politike ne vazhdimësi duke ua cënuar lirinë shqiptarëve, duke i dhunuar, duke i vrarë e burgosur.

15423507_10209986711057247_1892791997_n