Avdil Jakupi, i njohur si komandant Çakalli ka adresuar kritika të ashpra në adresë të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Unë kurr se kam kritikuar BDI-në, por kokën e këtij subjekti politik, Ali Ahmetin, i cili manipuloi me Marrëveshjen e Ohrit. Pastaj si UCK gjoja u morr vesh që shqiptarët të jenë të barabart me maqedonasit, por pastaj Aliu së bashku me Brankon na barazoi me ‘maxhupt’. Kur unë e kritikoj Aliun, shqiptarët më shikonin si të cmendur. Sot jeni pakicë,kot e gënjeni rininë se cështja shqiptare ka avansuar”, është shprehur ai nga qelia e burgut. (INA)