Xhezair Shaqiri, Komandant Hoxha, godet fuqishëm  partitë jashtë parlamentare shqiptare duke thënë se ata po ëndërrojnë ëndrrën e gomarit të cilin kishte qenë duke e ngrënë ujku, ndërsa ai thotë se inshallah jam në ëndërr

“Duke kullotur gomari, një ditë e sulmon ujku ku ia ha një pjesë të trupit. Gomari si gomar filloi të shpreson se inshallah jam në ëndërr dhe kur të çohem nga gjumi e lë mbrapa ëndrrën.

Ëndrra e Gomarit është bërë realitet në politikën e shqiptarëve të IRJM-së.

Të gjithë po e vërejmë se LSDM-VMRO sa herë janë bashkë kur bëhet fjalë që të cenojnë të drejtat tona dhe i kanë blerë e po i mbajnë peng politikanët tonë që nëpërmjet tyre të na luftojnë për çdo ditë dhe prapë ka shqiptar që përkrahin VMRO-LSDM dhe BDI-PDSH.

Na dalin në skenën politike disa lider të rinj shqiptar me fjali të vjetra duke u munduar të na bindin se këta janë të vetmit shpëtimtar për ne shqiptarët e Maqedonisë, me fjalor të së kaluarës që shiten luana e veprat e së kaluarës dhe të tashmes dëshmojnë se janë kinxha.

Këta politikan të rinj e dinë se në këtë sistem demokratik është vendimtare vota për fitore dhe prapë nuk bëjnë asgjë për t`u bashkuar.

Disa shiten ekspert të ekonomisë e të tjerët intelektual e patriot.

Sjelljet dhe fjalitë i japin demusha e veprat kërkusha.

Të rrejmë sa të mundemi që të sigurojmë votues në zgjedhjet e ardhshme, të jemi në koalicion me VMRO-LSDM-BDI-PDSH.

Pa u bashkuar Opozita Shqiptare dhe pa unifikimin e votës nuk ka fitore dhe kur të fitoni mandatet nëse keni ndjenja nacionaliste lehtë e keni fitoren kundër cilit do subjekt politik maqedonas.

Me fitore të shumicës së votave të shqiptarëve lehtë e keni të ju thoni maqedonasve ose e ndërrojmë kushtetutën në favor të shqiptarëve ose nuk futemi në qeveri antishqiptare dhe ne krijojmë institucione paralele dhe Maqedonia bëhet federatë.

A mendoni se me deklarata publike mundeni t`i ndalni VMRO-LSDM-BDI-PDSH që t`i heqin nga lista zgjedhore shqiptare.

Pa bashkim të forcave opozitare nuk ka fitore për shqiptarët e Maqedonisë.

Thënë popullorçe: Nuk jeni të aftë kështu të përçarë që as macen nga përsheshi ta ndalni e jo më t`i mbroni interesat e shqiptarëve.

Në kofshit Bektesh e merrni vesh.”, shkroi Shaqiri