Ish Komandant Hoxha, Xhezair Shaqiri, ka komentuar marrjen e mandatit nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka theksuar se stabiliteti i Maqedonisë varet edhe nga Tanusha.

“Mandatari i ri Zoran Zaev shpresojmë se nuk e harron faktin se Tanusha u sulmua e para në vitin 2007 nga pushtetarët kriminel të VMRO-së dhe qe 10 vite e gjysmë u vetmbrojt nga kriminelët qeveritar të VMRO-së.

Stabiliteti i Maqedonisë varet edhe nga Tanusha. Ta shohim në ditët në vijim qeverinë e re të Maqedonisë se a do të parasheh bisedimet me Tanushën.”, shkruan Shaqiri në postimin e tij.