Xhezair Shaqiri, ish komandant Hoxha ka reaguar ndaj arsyetimeve të Nazmi Beqirit për vrasjen e kumanovarëve, aktivist të BDI-së në Tetovë.

“Lotët e krokodilit.

Kur ju besua posti zëdhënës i UCK-së nuk e tha asnjë fjalë për vrasjen e Komandant Telit me shok, apo tradhtinë.

Ish zëdhënësi i UCK-së duhej të kishte deklaruar në atë kohë se ushtarët e UCK-së u vranë në kohën e armëpushimit, por ai pat heshtur.

Kur më bënë mua atentatin, ky prapë nuk tha asnjë fjalë, e atentatorin e punësoi në administratë.

Kur u vra Kusha, nuk tha asnjë fjalë.

Kur u burgos SOKOLI nuk tha asnjë fjalë. Tani paska qitur lotët e krokodilit për vrasjen e aktivistëve të partisë që e ka formuar.

Derdhjen e këtyre lotëve, unë po e kuptoj se e njoh këtë qyrran si njërën palë të aktivistëve në konfliktin e djeshëm. Ky e paska pas në anën e tij dhe e paska marr në qaf dhe derin më të madh e paska shfaq se mos po i kërkon hak pala e viktimizuar.

Amanin ja pafsha oj rinia e Kumanovës, leni anash atë post të mallkuar të kryetarit të degës se nuk ja vlen me u manipuluar prej personave pa ndjenja që shfaqin një buzëqeshje cinike e zemrat i kanë të ndryshkura.

Juve do ju sakrifikojnë për punësime e vet i marrin tenderat e mëdha.

Të tillët na kanë sakrifikuar për biznese neve të UCK-së, e jo ma ju si aktivista të partisë.”, shkroi Xhezair Shaqiri, ish komandant Hoxha.