Strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i’u është bashkuar edhe asamblisti i PDK-së në Lipjan, Ramiz Qeriqi i njohur në luftë me nofkën komandant “Luani “.Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti i AAK-së Daut Haradinaj me anë të një statusi në rrjetin social Facebook .Haradinaj ka theksuar se komandant” Luani” i Lipjanit ka plot 30 vite që merret me çështjen kombëtare dhe është një vlerë e shtuar për AAK-në.
Ai nuk ka lënë pa përmendur faktin se do jetë një faktor më shumë në elektorat pasi është asamblisti më i votuar në Lipjan.Lexoni më poshtë postimin e Haradinajt.