Zulfi Adili – Qufa që është nënkryetar i Unitetit ka përgënjeshtruar lajmin se ai do të braktisë partinë e tij dhe do ti bashkohet LR-PDSH së Ziadin Selës.

Qufa që njihet si një nga komandantët kyç të UÇK-së së 2001 ka theksuar për “Zhurnal” se nuk janë të vërteta lajmet që janë lansuar dhe që kanë lakuar emrin e tij.

Ai ka paralajmëruar se koalicioni Aleanca për Shqiptarët së shpejti do të shëndërrohet në një parti, ku do të aderojnë tre partitë LR-PDSH, RDK dhe Uniteti.