Hazbi Lika, Rafiz Haliti, Fatmir Dehari dhe shumë ish komandantë tjerë të UÇK-së, kanë bojkotuar organizimin e sotëm të BDI-së me rastin e 28 Nëntorit.

Krahu ushtarak i kësaj partie është duke bojkotuar vazhdimisht BDI-në, për shkak se dyshojnë që listat “integriste” të kandidatëve për deputetë janë përgatitur në selinë e VMRO-së, e jo nga baza partiake.

“Ne nuk mundemi të marrim pjesë në manifestime të kësaj strukture të BDI-së, sepse ata janë nën ndikim të drejtpërdrejtë të VMRO-DPMNE-së. Edhe fjalimet që i mbajnë nëpër tubime u shkruhen në shtabin e VMRO-së”, thotë një përfaqësues i “krahut ushtarak” të partisë, që dëshiron të mbetet anonim.

15171107_1197081010373789_5903401620065332314_n