Xhezair Shaqiri, ish Komandant Hoxha ka sqaruar opinionin e përgjithshëm se pse ai nuk gjendet në listat e asnjërës prej partive politike shqiptare, transmeton TetovaSot.

Shaqiri shkruan se asnjë liderë ose parti nuk ka guxim që ky të jetë afër tyre.

“Problemi pse nuk jam ne listë është tek unë.

Asnjë parti apo lider nuk ka as më të voglin guxim që unë të jam afër tij.

Në asnjë rrethanë apo vendim nuk mund të paramendojnë se si më të bindin që të ju shkoj mbrapa në pisllëqet e tyre ndaj popullit.

Me një fjalë, jam i pa përmirësuar dhe i pa kontrolluar, apo nuk mund ta ngrenë zërin ndaj meje.

I tillë do të jem edhe në të ardhmen inshallah.

Unë kam pasur mundësi të dal në këto zgjedhje edhe vet, por në situatën kritike në të cilën e kanë sjell elektoratin shqiptar, BDI-PDSH edhe pa aftësia e liderëve opozitar për ta kuptuar situatën e popullit shqiptar, kam vendosur të mos marr pjesë në këtë turp të madh të cilin do ta kanë shqiptarët e Maqedonisë pas zgjedhjeve.

Nuk dua ta ndihmoj të keqen e të ceki kritikat pse, por pas zgjedhjeve gjithë do ta ulin kokën para secilit shqiptar të Kosovës apo Shqipërisë.

Elektorati do të dënon partitë, por do të turpëron edhe vetveten”, shkroi Xhezair Shaqiri në llogarinë e tij në Facebook.