Futbollistët e kombëtares izraelite kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 9 orë në avionin që priste të nisej nga Rinasi.
Po sipas këtyre burimeve, skuadra dhe stafi teknik kanë hyrë në avion rreth orës 2 të mëngjesit, kohë kur parashikohej edhe nisja e tyre nga Rinasi, por mjeti nuk ka mundur të ngrihej në fluturim. Nga ky çast dhe deri në orën 11:30 skuadra ka qëndruar brenda avionit të prishur, që nuk ka arritur të riparohej.
Nisja drejt Izraelit pritet të bëhet në këto momente, me një avion tjetër që ka mbërritur për këtë qëllim.