E martë, 15 Tetor, 2024
Ballina Shëndetësi Kombinimi i këtyre ushqimeve sjell shëndet më të mirë

Kombinimi i këtyre ushqimeve sjell shëndet më të mirë

Ashtu si të gjithë e dimë, një dietë e balancuar është thelbësore kur bëhet fjalë për humbjen e peshës dhe përmirësimin e mirëqenies totale.

Andaj më poshtë po ju sjellim një listë të disa prej kombinimeve të ushqimeve që janë të shëndetshme, por mbi të gjitha ju ndihmojnë që të humbni peshë.

Çaji i gjelbër dhe limoni

Çaji i gjelbër përmban antioksidantë që mbrojnë zemrën por trupi juaj mund të absorbojë vetëm 20% të tyre. Megjithatë, nëse shtoni lëng limoni në çaj, ju mund të absorboni edhe 80% e mbetur të antioksidantëve.

Çaji i gjelbër dhe piper i zi

Ju nuk duhet të qëndroni të uritur për të qenë në formë. Krejt çfarë ju duhet të bëni është të shtoni pak piper të zi në një filxhan çaji të gjelbër.

Kjo do të ndihmojë në absorbimin e disa antioksidantëve dhe djegien më të shpejtë të kalorive.

Domate dhe brokoli

Është vërtetuar se të dyja këto ushqime ndihmojnë në luftën kundër kancerit, por sipas disa studimeve, vetitë e tyre shëruese janë shumë më të mëdha nëse i konsumoni ato së bashku.

P.sh mund të përgatisni salcë spagetash me një gjysmë gotë brokoli dhe një gotë domatesh të freskëta.

Bajamet dhe kajsitë

Ky kombinim vepron në radikalet e lira në organizëm dhe redukton nivelet e kolesterolit të keq.

Nëse doni që zemra juaj të jetë e shëndetshme, përzieni ¼ filxhan kajsi të thata dhe ¼ filxhan bajame dhe konsumoni secilën ditë.

Jogurt dhe manaferra

Pas stërvitjes dhe ushtrimeve fizike, trupi juaj do të rimëkëmbet me një gotë jogurt dhe dy lugë gjelle manaferra.

Vetëm 15 minuta pas stërvitjes, manaferra ka aftësinë për të rifreskuar mendjen tuaj dhe proteinat e jogurtit mund të ndihmojnë në ndërtimin e muskujve tuaj.