Këshilli i Qytetit të Shkupit sot nga ora 11 do të mbajë seancë komemorative për këngëtaren, autore tekstesh, humanitare dhe këshilltare në Qytetin e Shkupit Esma Rexhepova-Teodosievska, e cila vdiq dje pas sëmundjes së shkurtër dhe të rëndë në moshën 73 vjeçare. Në sallën e Këshillit do të hapet edhe libër i zisë.

Esma Rexhepova  është e lindur në Shkup më 8 gusht të vitit 1943. E ka mbajtur epitetin “mbretëresha e këngës rome”, ndërsa karriera e saj e pasur dhe ndërkombëtare muzikore pa ndërprerë ka zgjatur 55 vite. Kishte reputacion të artistes botërore me më shumë se tetë mijë koncerte, shfaqje në mbi 15 gjuhë, dhe me 60 albume.

Esma ishte edhe politikisht aktive – ka marrë pjesë në ish partinë Alternativa Demokratike, ndërsa vdiq si këshilltare aktuale në Këshillin e Qytetit të Shkupit nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.