lideret

Kriza politike duket që shkon drejt zgjidhjes. Garanca që kanë dhënë ndaj faktorit ndërkombëtar duhet ti mbajnë, përndryshe do të zbatohen sanksione të rënda mbi ta. E këtë nuk e dëshiron askush nga grupi negociator, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi, të cilët janë nën monitorimin e ndihmës sekretares Viktoria Nuland. Por nga ana tjetër, ekspertët politik, shqiptarë dhe maqedonas e vlerësojnë që marrëveshja e re nuk është shpresëdhënëse. Ata thonë që punët mund të kishin marrë drejtim tjetër në qoftë se përfaqësuesit e shqiptarëve Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, nuk do të kishin inferioritet të caktuar në tryezën e bisedimeve.

As Marrëveshja e Përzhinës 1 dhe as Marrëveshja e Përzhinës 2 nuk sollën asgjë të mirë për shqiptarët. Dy liderët e përjetshëm Ahmeti dhe Thaçi u kapën të papregaditur në këtë krizë politike, andaj edhe nuk e kanë idenë se si të dalin. Ndodhur në këtë situatë, gjithmonë e kanë më të lehtë të ndjekin hapat e vllaut të madh, VMRO-DPMNE.

Ndër pikat kryesore të Marrëveshjes janë: Ligji për Prokurori Speciale, Ligji për media, Pastrimi i listave zgjedhore nga votuesit fiktiv, ndryshime në Kodin Zgjedhor, dhe përfshirje të opozitës në qeverinë e zgjeruar me qëllim implementimin më të lehtë të reformave.

Si më e rëndësishme, Ligji për Prokurori Speciale erdhi si pasojë e zbulimit të aferës së përgjimeve. Puna e Prokurorisë speciale has në stërkëmbëzat e pregaditura nga partitë në pushtet VMRO-BDI për të zbehur sa më shumë punën e prokurorëve special dhe mundësisht ti ikin përgjegjësisë ligjore duke shpresuar që krimi dhe korrupsioni do të ngelin të pa ndëshkuara. Por gabohen rëndë. Goditja e drejtësisë do ti zërë në befasi!

Ligji për media vështirë se do të gjejë zbatimin e kërkuara sipas standardeve të BE-së përshkak se nuk i konvenon pushtetit, posaçërisht VMRO-DPMNE-së, e cila mediat I ka vatër të mashtrimit dhe kuazi-patriotizmit sllavomadh, andaj u propozua të formohet ad-hok Komision për vlerësim të paanshmërisë partiake në media, që përbën një komedi të vërtetë. Ad-hok Komisioni i formuar nga kuadro partiak do të kontrollojë punën e mediave!

Edhe në Kodin zgjedhor nuk janë bërë ndryshime esenciale që garantojnë një process më transparent dhe të besueshëm. Votuesit fiktiv për të cilën në fillim u tha që janë afro 300.000, u venitën. Problematik ngelën vetëm 40.000 shqiptarët e diasporës. Sipas Ahmetit, Thaçit, Gruevskit dhe Zaevit, shqiptarët e diasporës qenkan manipulatorët që rënojnë sistemin zgjedhor në Maqedoni. Çfarë sentence shizofrenike!? Ku ngeli PUSTECI?

Për në fund, ngeli vetëm përfshirja e opozitës në qeverinë e zgjeruar si mjeti I fundit që do të garantojë që pjesëtarët e MPB-së dhe subvencionet nuk do të përdoren për të blerë pensionistët dhe shfrytëzuesit e ndihmave sociale, dikastere këto që do të kontrollohen nga Ministra special të LSDM-së. BDI në pjesën më të madhe të negociatave ishte e heshtur, duke ndjerë fajësi për çdo gjë të keqe që ju ndodh shqiptarëve por duke fajësuar të tjerët. Gati se gjithmonë ndante qëndrimet e njëjta me parterin qeverisës VMRO-DPMNE, edhe në situate kur dëmtoheshin shqiparët. BDI vazhdon të ballafaqohet me krizë të brendshme dhe pakënaqësi në masë. Arriti nivelin historik më të ulët të rejtingut të saj. Ndërsa subjekti më konfuz dhe pa vizion në gjithë këtë krizë politike ka qenë PDSH-ja. E cila nuk parashtroi asnjë kërkesë për shqiptarët dhe nuk ofroi asnjë argumentim cilësor. Atëherë kur mundej, nuk shfrytëzoi dobësitë e BDI-së, përkundrazi u bë pjesëmarrëse dhe autore e krimit politik që u pregadit ndaj shqiptarëve. PDSH, ashtu si BDI, mbështetën VMRO-në dhe LSDM-në në tentimet e tyre për të reduktuar numrin e votuesve shqiptar dhe eliminimin e diasporës shqiptare. Aktualisht, vulat e tradhëtisë, ndodhën si në duart e BDI-së, ashtu edhe në duart e PDSH-së. Faji nuk është jetim.

©fol.mk