Komisioni i përkohshëm për përcjellje të prezantimit medial në seancën e sotme vendosi që të mos ngrihet asnjë procedurë kundërvajtëse kundër mediave.

Lëndë e shqyrtimit kanë qenë raportet për dhjetë ditët e fundit nga fushata zgjedhore.

Dy propozime për ngritje të procedurave janë refuzuar, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve Komisioni unanimisht votoi kundër ngritjes së procedurës. Me këtë seancë përfundoi vlerësimi i punës së televizioneve dhe radiove në lidhje me zgjedhjet.

Komisioni në mënyrë shtesë do të takohet që ta shqyrtojë punën e mediave lokale dhe rajonale.