Pas dështimit të partive politike për të arritur një marrëveshje gjatë ditës së djeshme, ka reaguar Komisioni Evropian.

Nëpërmjet një komunikate nga komisioni kanë përshëndetur përparimin në negociatat e djeshme në Përzhino dhe kanë porositur partitë politike që urgjentisht të gjindet marrëveshje përfundimtare.

“Ne përshëndesim përparimin që është arritur mbrëmë në bisedimet dhe i inkurajojmë urgjentisht të arrijnë marrëveshje për çështjen e mbetur e cila mund të gjendet me vullnet të mirë të domosdoshëm nga të gjitha palët”, thuhet në komunikatën e KE-së./shenja