Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka hapur procedurë për shqyrtimin e vendimit për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për planifikim hapësinor, Ljupço Georgievski, i cili u emërua në kohën e OBRM-PDUKM-së, ndërsa është njëri nga të shkarkuarit pas ndërrimit të pushtetit.

Vendimi për t’u shqyrtuar shkarkimi është ngritur me kërkesë të tij, në të cilën thotë se është shkarkuar joligjërisht nga ky pozicion pasi vendimi është sjellur më 6 gusht, dita e njëjtë kur janë nënshkruar zgjedhjet lokale, që sipas ligjit është e ndaluar pasi të nënshkruhen zgjedhjet të ketë ndryshime kadrovike në institucionet shtetërore.

Anëtarët e Komisionit për antikorrupsion njëzëri vendosën që ta fillojnë procedurën dhe ajo do të zhvillohet përmes seancave publike.

Georgievski është i pari dhe i vetmi nga funksionarët e OBRM-PDUKM-së të shkarkuar, që ka ngritur kërkesë për një vendim të tillë./