Komisioni për Antikorrupsion ka gjobitur rektorin e Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup, Aziz Pollozhani për mos respektimin e ligjit, duke u munduar të fsheh pasurinë e tij, njofton albazone.info.

Siç duket edhe nga dokumenti i siguruar nga portali ALBAZONE, komisioni me vendim për gjobë sot e ka dërguar në adresë të rektorit të UNT-së, Aziz Polloxhani, i cili sipas ligjit duhet të ketë dërguar dokument të pasurisë tek antikorrupcioni, por një gjë të tillë rektori në fjalë nuk e ka respektuar.

Në raste të këtilla, në botë rektori jep doreheqje morale. Turpi qoftë mbi ne që i durojmë njerëzit e ketillë të udhëheqin institucionet tona të shenjta!