qenan profil

 

Qenan Aliu

 Sot mazhoranca në Kuvendin e Maqedonisë miratoi përbërjen e komisionit për Impiçmentin. Ky komision do të numëroj 11 anëtar nga të cilët kryetari i komisionit dhe 5 të tjerë janë nga rradhët e deputetëve të Vmro-Dpmnes, 2 nga Lsdm , 2 nga Bdi dhe 1 nga Pdsh-ja.. Ky komision do të duhet të miratoj raportin dhe konkluzionet si rrezultat i debatit që do të zhvillohet në këtë trup, lidhur me iniciativën për vërtetimin e përgjegjësisë të presidentit Ivanov që ka të bëjë me Abolimet, për të cilën do të duhej të debatoj dhe vendos parlamenti në seancë plenare. Dhe kuptohet sipas rregullores ai raport dhe ato konklizione duhet të aprovohen me votim në këtë komision. Se ky trup do të jetë një farsë e rradhës është më se e ditur, kur ashiqare konstelacioni i përbërjes tregon se shumica përbëhet nga rradhët e kastës politike. Edhe sikur diçka të bëjë ky trup përsëri në parlament nevojiten 2/3 e votave për tu konstatuar përgjegjësia e Ivanovit. Pra ky komision do të përfundoj si duket si puna e komisioneve tjera si p.sh ai anketues lidhur me përgjimet dhe disa komisione tjera që kurën e kurës nuk e përfunduan punën e tyre. Kur jemi te kësi lloj komisionesh , në kuvendin e Maqedonisë nga pluralizmi e këndej vetëm një komision e përfundoi punën por më në fund përgjegjësi politike dhe penale nuk mori askush. Mbetet të shohim se sa do të zgjasë skenari teatral i këtij komisioni, te i cili proforma pritet që Bdi dhe Pdsh të mbështes inicijativën për Impiçmentin. Por,asnjëherë këta nuk kanë mbështetur diçka kurë është rrezikuar partneri i tyre Vmro-Dpmne, ndërsa kurë konstelacioni i forcave nuk luan rol këta subjekte atakojnë sipërfaqësisht. Janë disa taktizime të cilat janë lehtësishtë të lexueshme, dhe poqëse dikush nga këta parti mendon se lajthitjet e tyre me petulla mund të pijnë ujë, kjo më nuk kalon.