Komisioni për sëmundje ngjitëse i demanton informatat të cilat janë plasuar sot në disa mediume të caktuara se në takimin e mëngjesit është sjellë vendim për lehtësim të plotë të masave, për shkak se ato nuk janë respektuar nga qytetarët, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Të gjitha masat dhe propozimet e deritanishme në Qeveri, thonë nga atje, Komisioni për sëmundje ngjitëse i sjellë në bazë të analizave të hollësishme të gjendjes me epideminë në vend.

“Sot në konferencë për shtyp, qëndrimin e Komisionit hollësisht do ta arsyetojë dr. Zharko Karaxhovski, kryetar i Komisionit për sëmundje ngjitëse”, theksohet në kumtesë.