“Ju njoftojmë se vonë pasdite është mbajtur seanca e parë e Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Kriza, me të cilën ka udhëhequr zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Sipas kumtesës, thuhet se është shqyrtuar gjendja dhe pasojat nga vërshimet në Tetovë. Në pajtueshmëri të informimit dhe propozimeve të deklaruara në diskutimin në seancën e Komitetit Drejtues për Menaxhim me Kriza janë sjell vendimet e mëposhtme:

Zyra për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës dhe Shtabin Rajonal për Menaxhim me Kriza, menjëherë t’i ndërmarrë aktivitetet për sanimin dhe pastrimin e terrenit që është bllokuar si pasojë e vërshimeve të fuqishme në Tetovë.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, menjëherë gjatë kësaj nate të caktojë mbledhje urgjente koordinatave me të gjitha institucionet kompetente nën kompetencat e saj, me qëllim që të bëhet plani aksionar detal me aktivitete punuese sipas institucioneve, në pajtueshmëri me resurset e disponueshme nga institucionet, në drejtim të pastrimin në terren e cila është bllokuar si pasojë e vërshimeve të fuqishme nga vërshimet në Tetovë, me theks të veçantë në dy urat e rrënuara.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria për Transport dhe Lidhje dhe nëse është e nevojshme të angazhohet edhe mekanizimi nga Armata e Republikës së Maqedonisë, me qëllim të normalizimit të gjendjes në terren.
Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me komunat fqinje, menjëherë të sigurojë mekanizim dhe shfrytëzim të resurseve dhe mekanizmave në drejtim të pastrimit të terrenit në Tetovë dhe normalizimin e gjendjes në zonat e përmbytura.
Të informohet opinioni për mbajtjen e seancës së Komitetit Drejtues dhe përfundimet e sjella në kuadër të politikave për llogaridhënie dhe transparencë.