Sevjibhai Dholakia që drejton një firmë për përpunimin e diamanteve në Surat të Indisë, ka bërë të ditur se do t’i shpërndajë 1,260 vetura dhe 400 banesa për punëtorët e tij.

Meqenëse janë arritur synimet e ‘Hare Krishna Exports’, ai ka vendosur t’i shpërblejë punonjësit, të cilët i konsideron më meritorët për suksesin, transmeton Telegrafi.

Derisa shefat i shpërblejnë punëtorët me nga një kuti çokollatash, për të festuar Festivalin e Dritave Diwali, Dholakia do të shpenzojë afro shtatë milionë euro në dhurata vetëm këtë vit.

 

“Të gjithë meritojnë të kenë banesë dhe veturë, por këtë vit u dhurohet më meritorëve, ndërsa në pesë vitet e ardhshme të gjithë do jenë të shpërblyer”, ka thënë drejtuesi i kompanisë.

Ai planifikon që të gjithë 5,500 njerëzit që punojnë për të, të kenë një jetë komode dhe të mos iu mungojë asgjë.

Ky shef bujarë është bërë i famshëm gjatë vitit 2012, kur shpërndau 491 makina dhe 207 shtëpi për shërbyesit e kompanisë.

Ndryshe, firma tij për përpunimin e diamanteve është më e njohura në Indi, ndërsa eksporton në 75 vende të botës.

 Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni shpërblimet që i ka dhënë ai para dy vitesh.