Ethet e festave të nëntorit vetëm se kanë nisur ndërkohë që shqiptarët e Maqedonisë tashmë kanë nisur dekorimet e ndryshme në mënyrë patriotike të festojnë ditën e nesërme që është edhe festa e madhe e 28 nëntorit.

Një flamur i madh tashmë po valëvitet në ndërtesën e kompanisë së njohur tashmë Dauti Komerc, flamuri kombëtarë ka mbuluar pjesën e parme të ndërtesës së kësaj kompanie që simbolizon edhe fillimin e festave të nëntorit.

Ndryshe, Dauti Komerc është një nga kompanitë më prestigjioze në vend dhe rajon që meret me prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve ushqimore si një kompani lider, transmeton Zhurnal.