Një kompani e dashur për ambientin po tenton të përmirësoj shëndetin e grave në shekullin 21.

Kompania “Freda” qëllimin do t’ia arrijë përmes tamponëve dhe pecetave, të dyja produkte biodegraduese, si dhe inteligjencës artificiale.

Përmes abonimit njëmujor “Freda” u ofron grave nëpër Britani, tamponë të bërë nga pambuku organik dhe peceta nga pulpë druri.

Të dyja nuk përmbajnë kemikate apo aromatizues.

Përmes këtij abonimi gratë gjithashtu mund të bëhen pjesë e një algoritmi që e parashikon ciklin e radhës, me ç’rast kompania kujdeset që t’ju dërgoj produktet kur i kanë periodat.

Një pjesë e përfitimeve të “Freda” shkon tek gratë dhe refugjatet e pastreha në Britani, si dhe në një organizatë bamirëse në Tanzani.