Shkruan Medai Shaholli

Shqiptarët e Iliridës dhe më gjerë në trojet shqiptare nuk kanë sesi të qëndrojnë neutral përballë zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri, aq më tepër kur në këto zhvillime parësore janë stabiliteti politik dhe mbrojtja e shëndetit publik të qytetarëve.
Në këtë kohë të pandemisë globale në vend që të mbështetej qeveria Kurti, në kapërximin sa më të lehtë të pandemisë së coronavirusit, orekset e babëzitura të opozitës në bashkpunim të ngushtë me pjesëtaren e pabesë të koalicionit qeverisës LDK, ngritën mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, duke e rrëzuar atë me 82 vota së bashku me votat e listës serbe.
Këto janë barriera të vështira për t’i kapërxyer Kosova në këtë kohë të pa kohë, të cilës po i vënë shkopinj në rrota argatët e djeshëm dhe të sotëm të Beogradit, që nuk e lënë të ec përpara drejt progresit.

Kësisoj, puçisti dhe titisti me damkë Isa Mustafa, lider i LDK-së dhe presidenti Thaçi, shef i klanit ”Pronto” me gjithë me soj e sorollop, i bashkuan votat për interesa të makutërisë së tyre dhe rrëzuan qeverinë e brishtë Kurti në Parlamentin e Kosovës, përmes një mocion mosbesimi të kërkuar nga LDK-ja dhe opozita.

Albin Kurti ishte pengesë për gardën e vjetër titiste të LDK-së dhe klanin ”Pronto” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ai tha se do ta udhëhiqte vetë ku në ato bisedime nuk do të kishte shitje të territorit ashtu siç po flitet se kanë përgatit Vuçiqi dhe Thaçi.
Ngritja e mocion mosbesimit për qeverinë Kurti, ishte rasti dhe momenti i duhur për ta prishur koalicionin dhe rënien e kësaj qeverie, me arsyetimin e thjeshtë të shkarkimit ”të padrejtë” të ish ministrit të brendshëm Agim Veliu, nga radhët e LDK-së nga ana e kryeministrit Kurti si dhe mosheqja e taksës ndaj Serbisë, duke e përmendur si kërkesë e përsëritur e qeverisë amerikane përmes ambasadorit Richard Grenell, si i dërguar i dërguar i posaçëm presidentit Trump në bisedimet e paqës Kosovë-Serbi.
Me këtë rast, pragmatistë e oportunistë të klanit ”Pronto” dhe të titistë të LDK-së, u bashkuan në një pikë, se qëndrimi kryeministrit Kurti në lidhje me mosheqjen e taksës ndaj Serbisë, gjoja paraqet politikë antiamerikane dhe ftohje të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në.

Konstatimi i disa sharlatanëve të tipit Milaim Zeka & comany se pas rrëzimit të qeverisë Kurti është SHB-ja, nuk qëndron dhe nuk besoj se është informacion i saktë pasi edhe ish kryeministrit Haradinaj, i është bërë një kërkesë e tillë por që nuk është rrëzuar për shkak të taksës.

Interesat strategjike të SHBA-së nuk janë të lidhura pas vogëlsirave dhe marrëdhëniet jo të mira mes fqinjëve në ballkan dhe për faktin se Kosova ka vendosur taksën ndaj Serbisë, por ato janë më të rëndësishme aq sa në rrafshin global nuk paraqesin ndonjë kusht në marrëdhëniet me Kosovën veç mendimit të përbashkët të ndërkombëtarëve se ajo duhet hequr dhe kaq.

Albin Kurti nuk është antiamerikan siç duan ta paraqesin opozita e klanit ”Pronto” dhe titistët e thekur të LDK-së.
Qeverinë Kurti e rrëzuan Mustafa dhe Thaçi, si dy argatët më të devotshëm të Beogradit në Prishtinë.

Koalicioni i arritur në fillim të shkurtit mes VV dhe LDK-së, nuk është dashur të krijohet sepse ishte i destinuar të dështojë, pasi nuk është në dërtuar mbi baza të shëndosha dhe të mirëbesimit, ku LDK-ja si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, e shantazhoi gjatë gjithë kohës së bisedimeve Albin Kurtin dhe VV, me shkuarje në zgjedhje të parakohshme nëse nuk merrte ato që kërkonte si poste ministrore.

Të bësh një qeveri ku brenda saj ke hienat dhe argatët e Beogradit siç është lideri titist Isa Mustafa me taborin e tij, patjetër që do të rrëzohej një ditë.

Anëtarësia e thjeshtë e LDK-së dhe jo vetëm, mbajnë përgjegjësi morale dhe politike para popullit të Kosovës, pasi kanë mbështetur dhe kanë mbajtur në krye të partisë së tyre me dekada një lider titist, një ministër të Sllobodan Millosheviqit dhe Rrahman Morinës si Isa Mustafa, i cili pas gjëmave që i ka shkaktuar Kosovës dhe shqiptarëve gjatë vetëqeverisjes socialiste jugsllave, ( me masat e dhunshme kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar) akoma vazhdon t’i shërbej padronëve të rinj në Beograd, duke i përgatitur puçin qeverisë së brishtë Kurti.

Prapa gjithë kësaj maskarade fshihen qëllimet e vazhdimit të bisedimeve me Serbinë për ndonjë marrëveshje eventuale për korrigjime kufinjsh mes Thaçit dhe Vuçiqit, me ndërmjetsim të disa kumbarëve ndërkombëtarë të Beogradit me të cilën do mund të shkëpusnin pjesë të sovranitetit territorial të Kosovës, siç është veriu i saj dhe gjigandi metarlugjik Trepça, e cila nuk do ishte tjetër veçse akt i tradhtisë së lartë ndaj Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë, të Iliridës e të viseve tjera shqiptare, nuk do ta pranojnë asnjë marrëveshje që bëhet kundër vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës, që ndan nga trupi i saj copa territoresh si dhurata për serbët nga gjarpri i zi i Burojës HashimThaçi, siç nënshkroi Asociacionin e komunave serbe (Srpska Republika brenda territorit të Kosovës), poashtu edhe nga dhurata e radhës që u bë nga qeveria e analfabetit arrogant Ramush Haradinaj, me përcaktimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ku i ka falur atyre mijëra hektarë tokë shqiptare dhe si shpërblim do të ruaj e karrigen e kryeministrit.

Zgjedhjet e reja të parakohshme do të duhet të mbahen më së voni deri në vjeshtë ku elektorati shqiptar të reflektojë thellë dhe të bindet për ladutërinë e kësaj klase politike (veç lëvizjes VV, që qëndroi vetëm disa javë në pushtet) që ka zhvatur pronën publike për pasurim të shpejtë klanor dhe personal në këto dy dekada pas çlirimit të Kosovës.