Partitë me prirje të majta në Gjermani raportohet se kanë një plan për të formuar një koalicion në mënyrë që të rrëzojnë nga pushteti, kancelaren Angela Merkel.

Së bashku, ligjvënësit nga Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD) dhe partitë e tjera më të vogla të së majtës, së bashku me të ‘Gjelbrit’, sipas sondazheve, kanë më shumë vende në parlament se bllokut konservator i Merkel.

Si SPD dhe partitë e tjera më të vogla të majta kanë thënë se duan të shohin lëvizje të rëndësishme të politikës në mënyrë që të marrin në konsideratë punën së bashku.

Aktualisht, SPD qeveris me Bashkimin Demokratik Kristian të Merkel (CDU) në një “koalicion të madh” të djathtë – të majtë.

SPD dhe partitë e tjera të majta janë takuar tashmë për të shqyrtuar mundësinë e formimit të një koalicioni për të zëvendësuar Merkel në pushtet, pas zgjedhjeve së ardhshme.

Zëvendës kancelari Sigmar Gabriel, një anëtar i SPD, i tha revistës Der Spiegel se, ky koalicion mund të ndodhë, por varet nga partitë e vogla.