E enjte, 19 Shtator, 2024
Ballina Lajme Komuna e Çairit largoi shitësit jolegal nga trotuaret e rrugëve (Foto)

Komuna e Çairit largoi shitësit jolegal nga trotuaret e rrugëve (Foto)

Komuna e Çairit në një komunikatë për media njofton se Inspektorati komunal i Komunës së Çairit në bashkëpunim me Inspektoratin e Qytetit të Shkupit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme realizuan aksionin e rradhës për largimin e shitësve jolegal nga trotuaret e rrugëve “Kemal Sejfulla”, “Llazo Trpovski” dhe në tregun e Çairit, transmeton Portalb.mk.

Qarkullimi i lirë i qytetarëve në hapësirat publike dhe ndërtimi i konkurencës së denjë legale janë prioritete të pakontestueshme.