Komuna e Karposhit me 10,5 milion € borxh, Veskovski: “20 mijë denar në ditë për dreka e darka”

Stevçe Jakimvski e futi në borxh Komunën e Karposhit për 10,5 milion euro, thotë Dushko Veskovski. Kryetari i organizatës komunale të Karposhit nga radhët e LSDM-së, thotë se sipas raportit zyrtar të llogarive përfundimtare të komunës, vetëm në vitin e fundit borxhi është rritur për 5 milion euro.

Edhe pse janë planifikuar 300 milion denarë për rrugë, sipas Veskovskit, janë shpenzuar vetëm 68 milion denarë.

“Nuk dihet se ku shkuan këto para, kur vitin e kaluar nuk u ndërtua asnjë objekt në interes të qytetarëve. Por prandaj, vetëm për rubrikën e “përfaqësimit”, Jakimovski në vitin 2015-2016 shpenzoi 140 mijë euro, gjegjësisht rreth 20 mijë denarë në ditë për dreka dhe darka nga xhepi i qytetarëve”, u shpreh Dushko Veskovski, Kryetar i O.K. Karposh nga LSDM.

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, tha se një pjesë e detyrimeve është në kredi afatgjatë, i cili është marrë për 15 vjet, me vlerë prej 170 milion denarësh. Ai arsyeton në detyrimet  shtesë për pagat e dhjetorit të punëtorëve me shpenzime fikse dhe atyre me honorarë. Kryetari Jakimovski tha se aty llogariten edhe detyrimet e dhjetorit për energji elektrike dhe tatim, i cili është 150 mijë euro për atë tremujorësh.

“Shpallja e zgjedhjeve në prill të vitit të kaluar, për dy muaj Komuna nuk mund të punonte, andaj nuk ka pasur as të ardhura. Pastaj, në qershor, gjithashtu për dy muaj nuk kishim të ardhura, me shpalljen e zgjedhjeve, nga tetor e deri më sot kemi ulje drastike të të ardhurave dhe si rezultat i kësaj normalisht që shtohen detyrimet nga ajo që më herët kemi ndërtuar”, tha Stevçe Jakimovski, Kryetar i Komunës Karposh.

Sipas kryetari të Karposhit, ai në vitin 2009 komunën e ka marrë me 2,5 milion euro borxh.

Jakimovski thotë se me gjithë këto detyrime, llogaria e komunës asnjëherë nuk ka qenë e bllokuar.

Ai bëri krahasim me Komunën e Kumanovës, që sipas tij, ajo komunë prej 5 vjetësh është e mbytur në borxhe.