Për sa kohë ishte kryetar komune, Sadulla Duraku nuk arriti assesi të pastroj mbeturinat nga më të ndryshmet në afërsi të pendës së Likovës. Deponia e improvizuar nga dita në ditë vazhdon të rritet dhe me të madhe po shkatërrohen sipërfaqet gjelbëruese e për të cilat nuk merr përgjegjësi askush”.

Mal mbeturinash shihet në afërsi të pendës së Likovës dhe në hyrje të fshatit Nikushtak ku kjo do të vazhdojë të ngufas banorët e kësaj komune edhe për një kohë të gjatë. Që në vitin 2013 Duraku kishte paralajmëruar realizimin e projektit për ndërtimin e një deponie regjionale në rajonin e Kumanovës, por deri më sot kjo ka mbetur vetëm ide në letër dhe asgjë më shumë.

Është bërë fezibiliti studimi ku është përcaktuar që do të behet një deponi e përbashkët e regjionit dhe projekti ka filluar në këtë drejtim, ka njohuri edhe ministria e ekologjisë në këtë problematikë dhe është krijuar bordi i të gjitha komunave që të menaxhohet me këtë deponi ku do të bëhet edhe riciklimi i mbeturinave- kishte paralajmëruar kryetari në largim i Komunës së Likovës Sadulla Duraku në datën 14.08.2013.

Likovasit shprehen të ndarë për atë se çfarë ka bërë Duraku gjatë dy mandatëve të tij si kryetar i Komunës së Likovës.

“Ka punua sa ka mund, sa i kanë lëshua para ka punua, kur ka mbet pa pare amin,i ka ngrit duart lart. Krejt çka po e prishin materialin ndërtimor po e hedhin aty por nuk është pamje e mirë ajo. Natën po hedhin e po e mbushin aty, me pas një njeri rojtar aty sigurisht nuk hedhin”.

“Nuk kam asgjë çka të tregoj për kryetarin, nuk kam asgjë për të? Për të mirë ose për të keq? Për të dyja anët”.

“Kryetari për vetveten ka qenë i mirë, për të tjerë aspak nuk ka qenë”- ankohen disa banorë.

Më të revoltuar janë banorët e fshatrave Ropalcë dhe Mateç. Revoltën e tyre e dëshmon edhe kamera e Alsat-M me pamjet e rrugëve të shkatërruar dhe pluhurin që përhapet gjithandej.

“Kanalizimin e ka bë, disa kocka i shtru, vetëm ato, tjetër jo. Tash është bë ministër e nuk punon më asgjë”.

“Kurgjë nuk ka bë kryetari, hiç kurgjë”.

“Nuk jemi të kënaqur, nuk ka bë asgjë. Rrugicat ka nis mi shtru me kocka i ka lënë në gjysmë”.

“Krejt e shkatërruar, sikur po e shihni vet..gati një vit është kështu. E kanë gërrye kinse ta rregullojnë edhe ka mbet kështu, nuk e ka rregullu askush. Po shihet vet sa jemi të kënaqur, nuk ka nevojë as me ju tregu se si është”- ankohen disa të tjerë.

Durakun Komuna e Likovës do e përcjell nga ky post me kritika të shumta për moszgjidhjen e problemeve me infrastrukturën, mbeturinat , kanalizimet dhe shumë çështje të tjera të premtuar por që mbetën të pazgjidhura edhe sot e kësaj dite./Alsat-M