Komuna e Sarajit me rreth 40 mijë banorë po trajtohet nga udhëheqja e qytetit të Shkupit si fshati “DOLNO DUPENI”!

E pyes publikisht Kryetarin e Qytetit të Shkupit, a është komuna e Sarajit pjesë e qytetit të Shkupit? Nëse po, atëherë pse pastrimi i rrugëve nga pluhuri në komunën e Sarajit trajtohet ndryshe nga ato të komunës Gjorçe Petrov Karposh, Qendër, Aerodrom?

Po pyes kryetarin e Shkupit sepse kryetar komune në Saraj nuk ka, këtu ka udhëheqje parazit që janë instaluar si rezultat i vjedhjes së votave!
Ata injorantë nuk duan të dinë se çka është helmimi i fëmijëve me pluhurin e papastërtisë që po i mbyt çdo ditë qytetarët dhe foshnjet në këtë komunë, pastrimi i rrugëve është detyrë institucionale e organeve komunale bashkë me ato të qytetit të Shkupit ku është pjesë edhe komuna e Sarajit.

Çdo mëngjes të hershëm rrugët kryesore të komunave të qytetit pastrohen, lahen me ujë nga kamion special për pastrimin e pluhurit, ndërsa rrugët e komunës së Sarajit asnjëherë nuk pastrohen nga këta kamion për të larguar pluhurin që i mbyt për çdo dit banorët e posaçërisht fëmijët e kësaj komune.

Banorët e Komunës së Sarajit marrin pjesë aktive në zgjedhjen e kryetarit të Shkupit, këshilltarëve dhe në organet e qytetit të Shkupit, por mirmbajtjen e pastërtive të rrugëve dhe shumë benifite tjera nga ndërmarrjet e qytetit nuk i marrin!

Këtë “helmim” higjienik të banorëve të Sarajit e lejojnë grupi i injorantëve, të cilët udhëheqjen Komunale e kanë si shans të vetme për zgjedhjen e statusit të tyre material, ata aty erdhën nga biçikleta, duke plaçkitur gjithçka që ju vjen në dorë tash kan aparmente luksoze dhe milionat, ndërsa popullata po ngulfatet në bërllogun që krijuan këta parazitë!
Kjo gjendje e mjerueshme nuk do të ndryshoj për deri sa në krye të komunës do vijnë parazitët, servilët e liderëve ose grupeve partiake që tu shërbejnë grupeve të tyre dhe liderëve, e jo për të zgjidh telashet e banorëve të komunës!

Azbi Nuredini

autori është ish kandidat për kryetar Komune në Saraj në zgjedhjet e lokale të 2013