Nga komuna juglindore kanë bërë të ditur se do ta zgjerojnë rrjetin e gazsjellësit për 6.5km të reja me qëllim që të arrijë te sa më shumë subjekte brenda teritorit të komunës. NP “Strumica-gas” ka hapur tender për përzgjedhjen e firmës që do t’i realizojë punimet në vlerë prej 10 milionë denarë dhe në afat prej 12 muajve. 

Pas përfundimit të punimeve Strumica do të ketë 40km rrjet gyzësjellës dhe kjo është një nga mburjet e kryetarit të opozitës Zoran Zaev.

Por nuk kanë munguar akuzat nga pala tjetër për përfitime të majme të funkionarëve të LSDM-së nga biznesi i gazit natyror. Sipas të përditshmes “Veçer” Mitko Andreevski, kryetar i komisionit për energjetikë të LSDM-së është njëkohësisht pronar i kompanisë “CNG systems” e cila i’a shet gazin natyror ndërmarrjes komunale “Strumica-gas” me një çmim prej 28 denarë për metër kub. Sa për krahasim, çmimi i një metër kubi gaz nga kompania “ELEM” është 13 denarë.