Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se komuna e Tetovës nëpërmjet Ndërmarrjes Publike “Parkingu”, sot, ka ndërmarrë aksionin e largimit të veturave të vjetruara e të papërdorshme të cilët janë parkuar në hapësirat e parkingjeve të Tetovës tash e një kohë të gjatë.
Ky aksion i ndërmarrë është edhe një nga pikat e punës 100 ditore të kryetarit të komunës Bilall Kasami. Andaj, ju ftojmë gjithësecilin që të paraqes raste të këtilla me të vetmin qëllim, lirimin e hapësirave të parkingjeve të cilët janë zënë peng nga veturat e vjetruara.
Bashkë për Tetovën tonë!