Mëngjesi i sotëm ka befasuar shumë qytete të Maqedonisë nga bora që ka nisur të bie nga orët e hershme të mbrëmjes.

Me këtë qëllim, autoritetet lokale kanë nisur aksionin për pastrimin e rrugëve nëpër qytet, e të njejtën gjë po e bën dhe komuna e Tetovës e cila njëkohësisht ka edhe një apel për qytetarët me qëllim që ato të parkojnë veturat si duhet që pastrimi i rrugëve të bëhet në mënyrë më të mirë të mundëshme.

A P E L

Të nderuar qytetarë,

Me qëllim pastrimin sa më të mirë të rrugëve nga dëbora ju lusim që veturat tuaja mos i parkoni në mënyrë paralele, pasi që kjo pamundëson pastrimin e rrugëve nga ana e shërbimeve komunale. Të bëhemi të gjithë pjesë e zgjidhjes jo e problemit !