Policia e Tetovës sot ka ndërprerë punimet që Komuna e Tetovës po zhvillonte në rrugën e “T.C. Merxhan’, respektivisht riparimin e kësaj rruge. I gjithë dokumentacioni nga ana e Komunës së Tetovës ka qenë në rregull.

Për këtë veprim të bërë sot nga ana e e SPB Tetovë nuk ka qenë e njoftuar Komuna e Tetovës. Policia i ka ndërprerë punimet me preteksin se kompania nuk posedon dokumentacion për riparim të rrugëve, së paku kështu shkruan në procesverbal e dhënë nga policia kompanisë e cila është e kontraktuar për kryerjen e këtyre punimeve, por vetëm për mbushje të gropave, ndërsa ne si Komunë po jua dëshmojmë me fakte se dokumentacioni nga të dyja palët është i kompletuar, gjegjësisht edhe me pëlqim nga SPB Tetovë.

Policia thjesht tenton të pengojë në vazhdimësi punën e Komunës së Tetovës duke qenë në shërbim të politikës ditore.