Komuna e Tetovës nuk e njeh 22 nëntorin si festë zyrtare. Parking i qytetit gjatë festive është falas dhe kështu ka qenë në të gjitha festat shtetërore. Në dy porosi të siguruara nga televizioni Shenja, shihet qartë se parkingu falas për festat nuk vlen edhe për ditën e alfabetit. Në njërën porosi të dërguar më 8 shtator shërbimi i parkimit në Tetovë (Ndërmarrje e Komunës) përgjigjet se për atë ditë nuk mer para nga qytetarët dhe parkimi është falas. Ndërkaq, në porosinë tjetër të dërguar sot më 22 nëntor, ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, shërbimi i parkingjeve në Tetovë ju ka marë qytetarëve para sipas tarifës së zakontë. Komuna e Tetovës aktualisht drejtohet nga Teuta Arifi, nënkryetare e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim. Funksionarët e BDI-së disa herë janë zotuar se këtë ditë e ka institucionalizuar dhe se e shënon çdo përvjetor nën ombrellën e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore, përderisa Komuna e Tetovës parkimin falas që e lejon për festën e 8 shtatorit nuk e zbaton edhe ditën e alfabetit, por realizon tarifat e zakonshme.

parkingu-600x338 parkingu1-600x338