Ndërtimet  e këndeve për lojra të fëmijëve sigurisht  se  janë më se të nevojshme për të gjitha vendbanimet e Komunës së Zhelinës , por njëkohësisht të mos harrojmë janë  dhe detyrime të pushtetit lokal,  andaj çdo debat publik për tema të kësaj natyre  në kohën e sotme është joproduktiv, i  panevojshme dhe marketing i pastër politik , në një kohë kur Kryetarit aktual në mbarim të mandatit e që  pretendon edhe një mandat i ka hyjë frika në palcë  nga debakli që pësoi në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Për DEBAT PUBLIK ka nevojë, madje  është dashur të thirret shumë më herët, sidomos   para vendimit të Kryetarit të Komunës Fatmir Izairit  për tjetërsim të pronës publike. Një Debat Publik   është i domosdoshëm  kur një pushtet lokal vendosën të tjetërsojë-privatizojë njëzetmijë metër katrorë lokacion me PISHA të larta deri më 15 metra dhe ata ti zhdukin nga natyra dhe pjesa e universit që u takon qytetarëve të komunës së Zhelinës dhe më gjërë. Askush nuk ka nevojë për debate farse, propaganduese aq më pak mërgimtarët dhe OJQ-të.