Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu prej kur është emëruar në këtë pozicion ka bërë që kjo Komunë të ndryshon për së mbari në shumë sfera, dhe sigurisht se një rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe zhvillimit sportive dhe Kulturor, raporton Shekulli.mk
Për këtë shkak, Sejdiu për me datë 26 ka paraparë zhvillimin e një manifestimi të madh Kulturor, këtë e bëjnë të ditur nga vetë Komuna e Zhelinës. Shkruan Shekulli.mk.
Ja Komunikata e plotë e Komunës:
“Të nderuar bashkëqytetarë, prindër dhe ju të dashur nxënës,
Enkas për ju nga Kosova vjen “Muzeu Mobil”, për herë të parë në komunën e Zhelinës dhe në Maqedoni.
Komuna e Zhelinës për herë të parë organizon manifestimin etnokulturor “Sofra Fest” përmes Muzeut Mobil duke përfshirë disa aktivitete muzeore me nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Zhelinës.
Agjenda e aktiviteteve:
25.04.2018 – 10:00 – punëtori me nxënësit “ngjyra për atdheun”;
– 13:00 hapja solemne e aktiviteteve;
– 13:00 shëtitja e autobusit: shkolla fillore “Fan Noli”-Trebosh;
– 14:00 shëtitja e autobusit: shkolla fillore “Ibrahim Temo”-Strimnicë;
26.04.2018 – 09:00 shkolla fillore “Luigj Gurakuqi”-Zhelinë
– 09:00-10:00 prezantim i trashëgimisë për nxënsësit;
– 13:00-14:15 Sofra Fest – Manifestimi qendror;
– 14:30 aktivitete në tenda
27.04.2018 – 09:00 shkolla fillore “Pashko Vasa”-Grupçin dhe “Rametullah Ameti”-Çiflik
Ecim së bashku tutje!