E bukur po, e sigurtë po se po!✅
Vazhdojmë me punimet tona gjithandej!
Sot realizuam edhe një projekt të shumë pritur nga qytetarët e Strimnicës, ku çdo moment rrezikoheshin kalimtarët e sidomos nxënësit e këtij fshati, të cilët çdo ditë duhej ta kalojnë urën e vjetër në këmbë, për të shkuar në shkollë apo pjesën tjetër të fshatit. Me këtë e përmbyllim një problematikë të vjetër për banorët e këtij fshati.
Me këtë urë nuk lidhëm vetëm dy pjesët e një toke, por edhe zemrat e një fshati.
Komuna e Zhelinës si asnjëherë më parë, në shërbim ndaj qytetarëve.