Banorët e Strimnicës ndjehen të harruar nga Komuna e Zhelinës.

Edhe një rrugë e cila nuk e kalon vlerën e gjashtë mijë eurove nuk u pa e arsyeshme të financohet nga buxheti i Komunës së Zhelinës.
Kjo rrugë gati dy vite ka qëndruar sikur ka qenë në kohë lufte e granatuar dhe e shkatërruar tërësisht. Por pas shumë përpjekjeve banorët e kësaj lagje kanë gjetur zgjidhje duke grumbulluar mjete nga buxheti familjarë duke i dhënë fund problemit disa vjeçar.
Nga këshilli nismëtar thonë se kjo rrugë është asfaltuar mbi 350 metra katror me asfalt me kontributin e vetë banorëve të lagjes. Ndërsa, sot pasi banorët përfunduan asfaltimin e kësaj rrugice nga komuna e Zhelinës ,  si duket u ju kujtua se janë në prag të zgjedhjeve dhe shpejtuan të sjellin diku rreth 100 metra katrorë begatona që së paku të kenë mundësi të përvetësojnë kontributin e banorëve, ngjashëmsiç   vepruan edhe me lëshimin në përdorim të rrjetit të ujësjellsit dhe kanalizimit, ku funksionarë të lartë qeveritarë së bashku me Kryetarin e Komunës erdhën me gërshërët në dorë duke sjellur me vete edhe një korito çesme të cilën të nesërmen ende pa u gdhirë e morën prapë.Edhe pse  i gjithë projekti  ishte i financuar nga banorët e Strimnicës duke ndarë nga xhepi i tyre nga 700 euro të majme.
Përndryshe komuna e Zhelinës ka disa muaj që ka nisur punët për asfaltimin e një pjese të rrugës ( rret 450m) e cila nga papërgjegjshmëria e firmës që kishte realizuar punimet me kanalizimet, e cila në bazë të kontratës që kurrë nuk u bë publike, ka patur për obligim që rrugën ta kthej në gjendjen e mëparshme.Si duket përfundimi i kësaj rruge që njëherit është edhe arteria kryesore që lidh Strimnicën me Zhelinën qëllimisht zhagitet deri para zgjedhjeve si dhe për shkak të kërkesës së Kryetarit të komunës që ti jepen 5 -6 mijë euro që Komuna të bëjë asfaltimin e kësaj rruge. Sipas të dhënave të sakta që fol.mk mëson nga banorët e Strimnicës deri tani janë grumbulluar rreth 3200  euro, para këto që sipas  të gjitha ligjeve në fuqi janë të jashtëligjshme, dhe kjo konsiderohet si reket që kryetari i Komunës  vazhdon tu bëj ndërmajeve të Strimnicës. Prandaj  te banorët me të drejtë lind shqetësimi se këto mjete do të përdoren për dhunim të vullnetit të tyre  në zgjedhjet që pritet të mbahen  me 11 dhjetor, ngjashëm siç  u veprua  edhe në zgjedhjet e kaluara .

654321

© fol.mk