Ndërmarrja publike ‘Parkingjet e Komunës Qendër’ njoftoi se shtrenjtohet parkingu nga tetë janari, përkatësisht pas festave. Çmimi i vjetër 40 denarë për një orë, prej tani po rritet për 20 denarë.

Nga kjo ndërmarrje thonë se një masë e tillë vjen me qëllim që të ulet numri i automjeteve të parkuara në pjesën qendrore të qytetit dhe t’ju mundësohet banorëve kushte më të mira për jetesë.

“Në Komunën Qendër jetojnë më shumë se 45.000 banorë të cilët çdo ditë po ballafaqohen me probleme serioze me parkimin dhe kalojnë disa orë me automjete të tyre duke kërkuar vend të lirë. Me qëllim që t’u mundësojmë banorëve qasje më të lehtë dhe më të sigurt, më tetë janar, çmimet e parkingut për një orë në parkingjet do të shtrenjtohen për 20 denarë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rritje a të bëjë vetëm me pagesën e parkingut por jo edhe për çmimin e biletës mujore, parkingun ditor apo shërbimet tjera të NP ‘Parkingjet e Komunës Qendër’. Banorët e Komunës Qendër edhe më tej do të mund që falas ta përdorin parkingjet komerciale.