Deponia, reciklimi i ujërave, energjia dhe sektori privat, ishin tre çështjet për të cilat u bisedua në takimin e sotëm të përfaqësueseve të rajonit të Pollogut dhe përfaqësuesve të një korporate amerikano-gjermane. Sot u bë edhe prezantimi i tre projekteve në fjalë, për mënyrat se si do të zhvillohej funksionimi i tyre. Nijaz Salihazhiç, koordinator i projektit prezantoi një sistem i cili prodhon energji elektrike të drejtpërdrejtë dhe i njëjti do të sillte deri në 70% fatura më të lira të energjisë për banorët e këtij rajoni.
Nijaz Salihazhiç, koordinator i projekteve
“Sot kishim një prezantim të shkurtë të një teknologjie, e cila mund të sjellë zhvillim në këto bashkësi lokale të Maqedonisë. Njëra ndër temat e para për të cilën u bisedua ishte energjia, pra energjia elektrike sipas një teknologjie konzorciumi, e cila drejtëpërdrejtë prodhon energji elektrike. Ne këtu e prezantuam edhe në aspekt teknologjik, por edhe në aspket komercial”.
Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu u shpreh se ata si kryetarë komunash përmes këtij prezantimi kanë përfituar shumë.
Blerim Sejdiu, kryetar i komunës
“Patëm rastin që me kryetarët e komunave rajonale të Pollogut dhe më gjerë, të Gostivarit, kryetarin e komunës së Bogovinës, Vrapçishtit, përfaqësues nga komuna e Tearcës, Kumanovës, përfaqësues nga komuna e Jegunovcës, kryetari i komunë së Bërvenicës, që të ndëgjojnë dhe të ballafaqohen drejtpërdrejtë me këtë prezantim, ku ne si komuna dhe si kryetar komunash, besoj se kemi përfituar shumë”.
Hapi i ardhshëm siç njofton Sejdiu, është që të ulen dhe të bisedojnë me gjithë kryetarët e komunave të tjera që sot ishin të pranshëm në prezantim, për të përzgjedhur se cilin prej këtyre 3 projekteve do ta shihnin më të arsyeshëm që ta implementonin në komunat e tyre. /SHENJA/