Nëntë komunat e Pollogut zyrtarisht nisin kërkesë në Ministrinë e Arsimit dhe në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisje Lokale që dhjetori dhe janari të jenë pushim për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Pollog për shkak të krizës energjetike. Kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ideja e të cilit ishte mbyllja e shkollave thotë se orët e humbura do të zëvendësoheshim me zgjatjen e procesit mësimor gjatë verës, ose përmes mësimit online. Komuna e Tetovës dhe ajo e Gostivarit, kanë bërë edhe plan për orar të shkurtuar pune gjatë dimrit për të punësuarit në administratën komunale, shkruan Alsat.

“Ideja është që pasi faturat e energjisë këtë vit i kemi tre katër herë më të larta se vitin e shkuar, andaj, muajt kur është më së ftohti janar dhjetor që pushimi vjetor të jetë dy muaj, apo ta mendojmë opsionin e mjeteve digjitale, me qëllim që të kursejmë energji. Ose pushimi të jetë në janar shkurt apo dhjetor janar, dhe viti shkollor të vazhdoj deri në 30 qershor dhe të filloj më 15 gusht”, deklaroi Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit./Alsat.mk