Ministria e pushtetit Lokal dhe UNDP prezantuan sot realizimin e dokumentacion teknik për projekte infrastrukturore në zhvillimin rural në katër Komuna të vendit edhe atë në Komunën e Bogovinës, Cashkës, Likovës dhe Debarcës. Ministrja e pushtetit lokal Shirete Elezi, u shpreh se ky projekt do t’ju ndihmojë Komunave të aplikojnë për fonde të ndryshme ndërkombëtare për zhvillimin e turizmit.

“Ministria jonë bashkë me UNDP kemi ndarë rreth 70.000 euro për dokumentacionin teknik të cilat do të hapin rrugë komunave rurale të aplikojnë për fonde të ndryshme ndërkombëtare gjegjësisht në aplikimin e fondeve që I kemi me bankën botërore për financimin e projekteve infrastrukturore për zhvillimin e turizmit, duke e ditur se turizmi është një degë e rëndësishme ekonomike”, deklaroi Shiret Elezi, ministere e Pushtetit Lokal.

Ky projekte do të ndihmojnë në zhvillimin infrastrukturor brenda këtyre Komunave, kryesisht në ndërtimin e shtigjeve për këmbësorë, rrugë lokale dhe vendosjen e tabelave informative turistike.