Komunikacioni rrugor dhe ajror në vend sot në mëngjes po zhvillohen pa ndalesa, në kushte të dimrit.

Sipas informatave të ueb faqes së aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” në Shkup, sot në mëngjes janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara.

Në rrugët e vendit komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në pjesën e vendeve më të ulëta dhe në rrugë kryesisht të lagështa në pjesët më të larta ku vende-vende ka mbetje të borës.

Ndalesë për komunikacion të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin Mavrovë – Dibër, Resnjë – Manastir përmes grykës malore Gjavatë dhe Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair.

Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” informon se ekipet e tyre vazhdimisht janë në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore. Prej atje bëjnë thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjetit dhe adaptim të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se sot do të mbajë mot me diell dhe i ftohtë, me vranësira mesatare. Do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Në ditët në vijim do të mbisundojë periudhë e motit kryesisht stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, posaçërisht të enjten, kur në viset më të larta temperatura do të zbresë edhe nën -10 gradë. Temperaturat e ditës deri të premten do të jenë në rritje të vogël. Të premten dhe të dielën do të ektë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut dhe borës