Trafiku në rrugët shtetërore mëngjesin e sotëm po zhvillohet pandërprerë, në rrugë me lagështi, me intensitet të moderuar në rrugët jashtë zonave urbane, përcjell Alsat. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandon rregullimin e shpejtësisë, respektimin e sinjaleve të vendosura në trafik dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht i referohet seksioneve Katlanovë – Veles, Mavrovo – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Delçevë.