Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

Sot në mëngjes në vendkalimin kufitar Tabanoc është rritur numri i automjeteve, ku koha e pritjes për dalje prej shtetit është prej 15 deri në 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.