Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht nëpër rrugë të lagështa, në viset në pjesën perëndimore vende-vende me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve kujdestare të “Rrugëve të Maqedonisë”.

Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes Rreth rrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshiqtjes së dheut dhe komunikacioni rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Nga 15 nëntori në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2017.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.