Imagjinoni një botë ku komunikimi verbal nuk është më i nevojshmë, një shoqëri ku komunikimi normal është telepatia dhe ku njerëzit flasin mes tyre me anë të mendimeve.
Shkencëtarët kanë reflektuar prej kohësh këtë mundësi te njerëzit dhe duket se për disa vjet do të bëhet realitet. Një sistem i tillë mundësohet me disa avancime në teknologji, pas testimeve të nisura te kafshët.
Në një studim, tre majmunë ishin lidhur me anë të impianteve individuale të trurit dhe u jepej detyra të kontrollonin një krah virtual, gjë që mund të realizohej vetëm nëse e bënin të tre njeherësh. Sipas dretuesit të studimit Miguel Nicolelis tre majmunët arritën të sinkronizonin trurit e tyre. “Ata e kryen detyrën duke sinkronizuar trurin si të ishte një super-tru, një kombinim i të treve”, tha ai.
Në një tjetër eksperiment u testua sinkronizimi i trurit të kavieve për të arritur rezultate të ngjashme. Pas 10 provash, studiuesit arritën në konkluzionin e kaviet mendonin si një i vetëm në 61 për qind të rasteve, duke i dhënë saktësi më të madhe në zgjidhjen e problemeve.
Kohët e fundit studimet janë fokusuar te njerëzit. Shkencëtarët vendosën dy njerëz në dy dhoma dhe u dhanë si detyrë t’u përgjigjeshin pyetjeve në një kompjuter duke shprehur vetëm “po” ose “jo” me mendjen e tyre, të transmetuara nga një rrejt i vogël elektrik, që gjithashtu gjurmonte sinjalin në trurin e personit tjetër.
Një ditë shkencëtarët shpresojnë që sinjalin e trurit t’ia kalojnë një tjetër personi për të influencuar vendimin e tij. Megjithse në dukje diçka e vogël, kjo mund të ketë avantazhe të rëndësishme për njerëz të paralizuar apo me vështirësi të tjera fizike.